Një grup qytetarësh do të protestojnë kundër reduktimeve të energjisë elektrike.
Përveç kësaj, në mesin e kërkesave të tyre është edhe shkarkimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Sipas njoftimit protesta do të fillojë sot, më 27 dhjetor në orën 13:00 këtë të hënë, kurse dy kërkesat tjera janë furnizimi me energji elektrike 24 orë dhe nacionalizimi i KEDS-it.
Qytetarë të shumtë janë ankuar kundrejt qeverisë pasi kjo e fundit ka thënë se reduktimet do të jenë nga 2 orë në orare të caktuara por që ato zgjasin deri në 24 orë e që një gjendje e tillë pritet të zgjasë për dy muaj të tjerë.
Gjithashtu në njoftim thuhet se KEDS-i po dështon në përmbushjen e obligimeve për furnizimin me energji elektrike 24/7 e që një dështim të tillë.
Sipas grupit që ka organizuar protestën, një krizë e tillë nuk duhet të lihet në duar të sektorit privat pasi nuk po arrin t’i përmbushë as shërbimet esenciale./Insajderi.com