Katër raste të reja me COVID-19 dhe asnjë i vdekur në Kosovë

Katër raste të reja me COVID-19 dhe asnjë i vdekur në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit katër qytetarë kanë rezultuar me COVID-19.

Ndërsa, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, përcjell Shqip.com.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 498 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.665.209 doza të vaksinës.

Klinika Infektive, QKUK

Deri më sot 780.327 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.010.

Në total numri i rasteve aktive është 343./Insajderi.com