Dhjetra persona po marrin pjesë në protestën para ndërtesës së KEDS-it në Prishtinë.
Qytetarët po kërkojnë furnizim me rrymë pa reduktime ose shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
“KEDS t’i kthehet Kosovës”; “Qeveri e popullit e jo e privatnikut”; “Teknologji po, rrymë jo”; ‘Ngrohja nuk është komoditet”; “Rizvanolli Ik”- ishin parullat që u thirrën para ndërtesës së KEDS-it.
“Kjo kompani që është prapa meje në vitin 2012 është shitë për një copë buke, 26.3 milionë euro,. Prej vitit 1999 deri më 2011 KEK ka investu 180 milionë euro në rrjetin energjetik në Kosovë, këta e kanë shitë për 1 të shtatën e asaj vlere. Por hajde po i harrojmë krejt investimet në kabllo e trafo, por çka ua merr mendja ky objekt prapa meje a i bën 26 milionë apo jo?”- tha Hoxha.
“Ose këta që kanë investu janë shumë të mençur ose ata që e kanë shitë janë hajna”.
Protesta do të vazhdojë të mbahet edhe pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Hoxha tha se “Qeveria po mundohet të del e pastër nga kjo gjendje, por që edhe ata kanë një pjesë të fajit”.
Qeveria e Kosovës më 24 dhjetor vendosi masa të emergjencës në furnizim të energjisë elektrike, të cilat do të vlejnë maksimalisht 60 ditë./Insajderi.com