Hulusi Akbar, ministër i Mbrojtjes në Turqi, do ta vizitojë Kosovën këtë të martë.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtës e Kosovës, duke njoftuar se vizita do të fillojë nga ora 13:30.
“Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, nesër, më 28 dhjetor, duke filluar nga ora 13:30, me nderime ushtarake, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar me delegacionin e tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të ministrisë.
Sipas njoftimit, pas këtyre takimeve, do të ketë deklarata për media nga ana e Ministrit Mehaj dhe Akar.
Takimin e radhës turku do ta ketë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe më pas edhe me kryeministrin, Albin Kurti.
Akar në Kosovës nuk vjen nga Turqia, por nga Bosnja dhe Hercegovina, ku ishte për një vizitë një ditore.
Ai në Sarajevë është pritur me një ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes nga ministri, Sifet Podzhiç dhe me shefi i Shtabit gjenerallejtënant, Senad Masoviç.