Pamje nga punimet që po bëhen brenda termocentralit Kosova B

Pamje nga punimet që po bëhen brenda termocentralit Kosova B

Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, këtë të hënë ka vizituar Termocentralin Kosova B.

Gjatë kësaj vizite, siç njofton KEK-u, Krasniqi është njoftuar nga afër lidhur me punimet në njësinë prodhuese të bllokut B-2, të Termocentralit Kosova B dhe rreth ecurisë së punimeve nga stafi menaxhues.

Pamjet e bëra publike nga KEK-u tregojnë sesi ekipi i ekspertëve të kësaj kompanie, të cilët janë duke punuar në identifikimin dhe sanimin e defekteve dhe eksperti-monitorues i “General Electric”, i tregojnë Krasniqit në lidhje me punimet.

“Duke çmuar angazhimin e ekspertit nga GE i cili po asiston dhe monitoron punën e ekipit i ekspertëve të KEK-ut, falënderoj të gjithë stafin e TC-B-së, të cilët janë duke u angazhuar maksimalisht në sanimin defekteve të bllokut B-2, dhe me këtë rast njoftoi opinionin se ashtu sikur që kam deklaruar në konferencën për media ditë me parë, pritet që njësia B-2 të rikthehet në prodhim rreth datës 20 Janar, 2022, edhe pse përpjekjet e tona të vazhdueshme janë që kjo të ndodhë edhe me herët”, është shprehur kryeshefi i KEK-ut.

Krasniqi mes tjerash ka informuar edhe lidhur me gjendjen aktuale të prodhimit në KEK.

“KEK aktualisht është duke prodhuar me tri njësi prodhuese të TC Kosova A (A3, A4 dhe A5, me kapacitet neto prej rreth 400 MW/h energji elektrike) dhe me njësinë B-1 (me kapacitet neto prej rreth 255 MË/h, energji elektrike)”.

“Krahasuar me bilancin vjetor energjetik jemi në mungesë prej afër 120 MW/h energji elektrike. Ndërsa sa i përket njësisë B-2, do t’ju njoftojmë me kohë për te gjitha punët lidhur me rikthimin në punë të Bllokut B-2”, ka thënë ai./Insajderi.com