Një grabitje e armatosur që ka ndodhur të martën mbrëma në një market në Mitrovicë, ka përfunduar me vrasje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.
Viktima që dyshohet të jetë pronari i lokalit ku ndodhi grabitja, është dërguar me urgjencë në Spitalin e Mitrovicës, por si pasojë e plagëve të marra, nuk ka arritur të mbijetojë.
Vdekjen e tij e konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa.
“Mund të konfirmoj se një person i plagosur që kishte ardhur për trajtim ka ndërruar jetë. Meqë tash ka ndodhur e gjithë ngjarja nuk mund të deklaroj informacione tjera”, ka deklaruar Mustafa.
Ndërkaq, policia ka njoftuar se janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar. Po ashtu është sekuestruar një armë./Insajderi.com