Sipas raportit mjeksor Makolli në mëngjes ishte mirë, por vdiq në mesditë

Sipas raportit mjeksor Makolli në mëngjes ishte mirë, por vdiq në mesditë

Drejtori i Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, Dr.Milazim H. Gjocaj në raportin e tij mjekësor për Naser Makollin, i cili vdiq sot, ka shkruar se i ndjeri ka qenë mirë në kontrollin e mëngjesit.

“Sot i burgosuri ne mëngjes është kontrolluar nga mjeku dhe sipas tij, nuk ka pasur ndonjë çrregullim, te gjitha shenjat vitale kane qen ne norme”, thuhet në raportin e siguruar nga Gazeta Express.

Por gjendja e Makollit që ka qenë edhe dëshmitar kryesor në rastin e Astrit Deharit, sipas këtij raporti ka ndryshuar në mesditë.

“Në mesditë, rreth orës 12 45, gjendja e të burgosurit i është përkeqësuar, ka pasur rënie të shtypjes se gjakut, mjeku ka intervenuar menjëherë sipas indikacioneve te paraqitura dhe menjëherë pacienti është dërguar nga njësiti i transportit se bashku me kryeinfermierin e burgut kane transportuar pacientin ne Lipjan”, shkruan doktori në raportin e tij.

Ai ka shkruar se ndihma e parë i është dhënë gjatë transportit në Emergjencën e QKMF ne Lipjan, ku edhe nuk është arritur që “pacienti të reanimohet dhe si rezultat është konstatuar vdekja e tij”.

“Në këto momente janë duke u bere procedurat e hetimit te rastit dhe verifikimit te vdekjes me ane te autopsisë. Bashkëlidhur keni raportin e mjekut dhe dokumentin e kontrollit specilaistik. Edhe ne nga ana jone do te bëjmë hetimin tone te brendshëm”, thuhet në këtë raport.

Aty gjithashtu thuhet se Naser Makolli, ka qenë duke u mbajtur në QP në Lipjan që nga 09 dhjetori 2016.

Gjatë kësaj kohe ka sipas Gjocajt, Makolli ka qenë nën trajtim të vazhdueshëm mjekësor.

Me 27.03.2017 është dërguar ne ShSKUK ne Kliniken e Gastroenetrologjise ku është diagnostifikuar me Enterocolit (pezmatim i zorrëve).

“Specialisti nuk e ka hospitalizuar, ka bere kontroll ambulatore, i ka përshkruar terapi, te cilën pacienti ka qen duke e marre dhe ka kërkuar qe te i behën analizat e fecesit, te cilat zakonisht behën për tri dite rrashtë e te cilat kane filluar te dërgohen ne IKSHPK qe nga data 28 dhe kane vazhduar me 29 dhe 30 mars. Zakonisht rezultatet nuk mund te prodhohen para se paku një jave, me të cilat është kërkuar qe te dërgohet et infektologu”, thuhet në raportin e mjekut./Insajderi.com