Giacobbe: 2021-ta dëshmoi se partneriteti mes Amerikës dhe Kosovës është më i fortë se kurrë

Giacobbe: 2021-ta dëshmoi se partneriteti mes Amerikës dhe Kosovës është më i fortë se kurrë

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Nicholas Giacobbe, tha se viti 2021 dëshmoi se partneriteti mes Amerikës dhe Kosovës është më i fortë se kurrë, përcjell Shqip.com.

Përmes një psotimi në Tëitter, Giacobbe shpërndau një video ku numëroheshin disa prej marrëveshjeve dhe bashkëpunimeve gjatë këtij viti mes dy vendeve.

“Në vitin 2021 u shfaq këmbëngulja dhe qëndrueshmëria e Kosovës dhe kosovarëve. Viti 2021 provoi gjithashtu se partneriteti midis SHBA-së dhe Kosovës është më i fortë se kurrë. Këtu janë vetëm disa shembuj të përparimit që kemi bërë së bashku këtë vit. Gëzuar Vitin e Ri!”, ka shkruar Giacobbe.

Në videon që publikoi Giacobbe, u përmend donacioni i gjysmë milioni vaksinave anti-COVID’19 për Kosovës, shkuarja e ushtarëve të Kosovës në Kuvajt në kuadër të ushtrisë amerikane, strehimi i afganëve në Kosovë si dhe bashkëpunimi me institucionet e sigurisë dhe drejtësisë në luftë kundër krimit dhe korrupsionit./SHQIP.com