Komuna e Prishtinës anulon performancat live në “Prite n’shesh”

Komuna e Prishtinës anulon performancat live në “Prite n’shesh”

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se ka anuluar aktivitetet në “Prite n’shesh”

Duke u bazuar në vendimin nr.01/46 të datës 30.11.2021 të Ministrisë e Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për mbajtjen e rregullave të njëjta për parandalimin e përhapjes të variantit të ri të virusit Omicron, Komuna e Prishtinës, ka anuluar performancat live në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria e Kulturës “Prite n’shesh” me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm publik.

Sipas njoftimit, aktivitetet tjera të “Prite n’shesh vazhdojnë deri në orën 21:30, ndërsa bizneset në fushën e gastronomisë do të operojnë deri në orën 23:00.

Gjithashtu, apelohen qytetarët të respektojnë vendimin e Ministrisë, të mbajnë distancën dhe të vendosin maskat.