Serwer: S’besoj që do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi gjatë këtij viti

Serwer: S’besoj që do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi gjatë këtij viti

shtë skeptik që këtë vit Kosova dhe Serbia do të bien dakord për një marrëveshje.

Kjo nga prizmi i njohësit amerikan të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer.

Ka treguar se pse marrëveshje nuk do të ketë, për Kosova Online përmendi arsyen kryesore; zgjedhjet në Serbi.

“Gjithmonë ka mundësi, por unë dyshoj se do të ndodhë kjo, e veçanërisht nuk do të ndodhë para zgjedhjeve në Serbi”.

Pikërisht, në prill serbët dalin në votime – Kosova është problem kryesor atje.

Ndërkaq, analisti amerikan pret që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe të jenë më aktive në dialog.

Por, pos për marrëveshje finale, Serwer nuk ka optimizëm as për liberalizim të vizave.

Thotë se francezët e holandezët duhet të iu tregojnë qartë kosovarëve për hezitimin e tyre.

Tash, Franca e drejton presidencën  e Bashkimit Evropian. /Insajderi.com