Prishtina rrezikon të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Prishtina rrezikon të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Të mërkurën e 5 janarit në Komunën e Prishtinës do të mbahet seanca për kryesuesin e Kuvendit Komunal.

Asamblistët e zgjedhur të Komunës së Prishtinës do të votojnë këtë të mërkurë për kryesuesin. Mbledhja do të mbahet në orën 10:00.

7 janari është afati i fundit sipas ligjit që mund të bëhet ky votim, meqë bëhen 30 ditë që kur Rama është betuar si kryetar i Prishtinës. Po ashtu, në të njëjtën ditë janë betuar anëtarët e Kuvendit Komunal.

Sipas Ligjit për Qeverisje Lokale, kryesuesi duhet të zgjidhet brenda 30 ditëve pas betimit të anëtarëve të Kuvendit Komunal.

Nëse zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit Komunal dështon, atëherë në kryeqytet do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme për Asamblenë Komunale.

Përparim Rama e fitoi Prishtinës në raundin e dytë të zgjedhjeve të mbajtur më 14 nëntor, duke mposhtur Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ky i fundit kishte dalë fitues në raundin e parë me 42 për qind, ndërsa Rama kishte vetëm 29 për qind.

Por, rezultati u përmbys në balotazh, kur Rama mori 11 mijë e 566 vota më shumë./Insajderi.com