Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.
Në mbledhje pritet të caktohet mbajtja e seancës së radhës plenare të Kuvendit të Kosovës.
Në njoftim bëhet e ditur se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të fillojë në orën 11:00.
Theksojmë se më 15 janar, në Kuvend është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme e thirrur nga kryeministri, Albin Kurti.
Temë kryesore ishte rezoluta e cila u miratua për të mos e lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë./Insajderi.com