Escobar kërkon që Kosova dhe Serbia të zgjidhin çështjen e personave të pagjetur dhe energjinë në veri

Escobar kërkon që Kosova dhe Serbia të zgjidhin çështjen e personave të pagjetur dhe energjinë në veri

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të bëjnë përparim aktiv në zgjidhjen e disa çështjeve të pazgjidhura duke përfshirë personat e zhdukur dhe energjinë në veri të vendit.

Sipas tij, palët duhet të bien dakord edhe për zbatimin e marrëveshjeve tashmë të arritura.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Escobar tha se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin zbatimin e gjithçkaje për të cilën bien dakord të dy palët.

“Bashkimi Evropian ka një ndërmjetës në dialog dhe duhet të mbetet i tillë, ne e mbështesim plotësisht. Ne besojmë se palët duhet të bien dakord brenda strukturës së dialogut të udhëhequr nga BE-ja. Dhe në këtë drejtim, çfarëdo që ato bien dakord, ne do ta mbështesim zbatimin”, tha Escobar.

Ndër tjerash, ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të jenë shumë më aktive pasi inkurajojnë Kosovën dhe Serbinë të bien dakord për të mbajtur takime./Insajderi.com

Dialogu Kosovë-Serbi