Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Moti për ditën e martë parashihet të jetë me reshje të dobëta.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjit të Kosovës, pas ditës të enjtë do të ketë rënie të temperaturave minimale.

“Reshje të intensitetit mesatar deri të lartë priten nga dita e enjte. Pas reshjeve do të ketë rënie të ndjeshme në vlerat e temperaturave minimale, por edhe maksimalet do të jenë tipike dimërore”, thuhet në njoftim.

Ilustrim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s./Insajderi.com