20-vjeçari nga Kosova dënohet me 11 vjet e 3 muaj burgim në Zvicër për lëndimin e polices

20-vjeçari nga Kosova dënohet me 11 vjet e 3 muaj burgim në Zvicër për lëndimin e polices

20-vjeçari me prejardhje nga Kosova që jeton në Zvicër, është dënuar të martën me 11 vjet e 3 muaj burgim, pasi që kishte lënduar rëndë një police në Strichplatz në Cyrih-Altstetten, përcjell Insajderi.com.

Gjyqtarët e kanë dënuar 20-vjeçarin për tentim dhe realizim të lëndimit të rëndë trupor, por edhe për shkelje tjera, të cilat kanë të bëjnë me tejkalim të shpejtësisë në trafik.

Lidhur me këtë rast, prokurori kishte kërkuar 16 vjet burgim për tentim vrasje, teksa avokati është deklaruar për dënim me gjashtë vjet burg, transmeton Albinfo.ch.

Kjo, pasi sipas tij, dënimi duhet të pezullohet në favor të një trajtimi në Qendrën e marrjes së Masave në Uitikon, ku i akuzuari mund të kryente një zanat, por që gjykata ka vendosur rrugën e mesme.

Ndryshe, më 28 shkurt 2020, pesë të rinj kishin shkuar me makinë në Strichplatz (vendi ku grumbullohen prostitutat) pas orës 23:00 dhe kishin filmuar punonjëset e seksit.

Kur njëra nga to ua tha këtë policëve të pranishëm, dy policë donin të kontrollonin makinën, i akuzuari ka nisur veturën mbrapa dhe është kthyer me shpejtësi.

Sipas aktakuzës, pasi bëri disa hapa mbrapa, i dyshuari është ndalur, e ka futur veturën në shpejtësinë e parë dhe ka shkelur gazin, duke tërhequr zvarrë kështu policen për rreth gati 16 metra larg./Insajderi.com