Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka vizituar Klinikën Infektinë në QKUK, ku temë diskutimi ishte organizimi i punës pas rritjens së rasteve me Coronavirus.
Sipas njoftimit nga MSh, ministri është informuar rreth numrit të rasteve që kanë marrë trajtim gjatë 24 orëve të fundit.
“Ai u informua për numrin e rasteve që kanë marrë trajtim gjatë 24 orëshit të fundit dhe ecurinë e tyre”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, ministri ka biseduar me drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe drejtorin e Klinikës Infektive, Arben Vishaj për organizimin e punës në frymën e rritjes së rasteve me Covid-19 dhe gatishmërinë për t’u ballafaquar në rast të rritjes së rasteve.
Në raportin e fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, më 19 janar janë konfirmuar 2050 raste të reja me COVID-19.
Nga ky Institut, kanë bërë thirrje për aplikim të masave kundër COVID-19 derisa kanë paralajmëruar se mund të përshkallëzohet situata epidemiologjike.