Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se edhe java e fundit e muajit janar do të shoqërohet me masa të ftohta polare.
Këto masa do të kushtëzojnë mot të ftohtë dhe me pak reshje bore.
“Reshjet do të vazhdojnë edhe sot në disa zona. Temperaturat minimale parashihen të zbresin deri në -13 gradë celsius ditën e martë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 3-4 gradë në pjesën e dytë të javës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Ngricat mbesin prezent, më të ashpra në zonat e larta, prandaj kujdes ngasësve të mjeteve motorike, por kujdes të shtuar duhet të kenë edhe këmbësorët, pasi që ngricat do të jen evidente.
Sa i përket elementit të erës, vazhdon të mbetet prezent drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e shpejtësia e saj do të jetë e ndryshueshme./Insajderi.com