Një person ka rënë aksidentalisht nga skelet derisa ishte duke punuar dhe ka pësuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur të dielën e 23 janarit në Prishtinë.
“Prishtinë, 23.01.2022 – 08:40. Viktima mashkull kosovar, për deri sa ishte duke punuar, aksidentalisht ka rënë nga skelet dhe është lënduar”, thuhet në raportin e policisë.
Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin është arrestuar pronari i kompanisë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Insajderi.com