Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se dy persona kanë vdekur si pasojë e Coronavirusit.
Gjatë kësaj periudhe janë shënuar dy mijë e 243 raste të reja me COVID-19.
Ndërsa, janë dhënë 1.861 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.747841 doza të vaksinës.
Deri më sot 801.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 12.200 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 465 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.170.
Në total numri i rasteve aktive është 19.519./Insajderi.com