COVID-19 në Kosovë: Dy të vdekur dhe dy mijë e 707 raste pozitive

COVID-19 në Kosovë: Dy të vdekur dhe dy mijë e 707 raste pozitive

Dy persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar dy mijë e 707 raste pozitive, nga gjithsej 11 mijë e 144 testime të kryera.

Janë shëruar 556 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë është 161 mijë e 726.

Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 21 mijë e 668.

Në 24 orët e fundit, MSh-ja njofton se janë dhënë gjashtë mijë e 492 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Që nga fillimi i vaksinimit janë administruar 1 milion e 754 mijë e 334 doza të vaksinës.

802 mijë e 301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri tani janë dhënë 44 mijë e 143 doza përforcuese dhe 16 mijë e 991 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./SHQIP.com