FOL dhe PIPS: Kurti nuk përmbushi gjysmën e planit të punës më 2021

FOL dhe PIPS: Kurti nuk përmbushi gjysmën e planit të punës më 2021

Vetëm 48.1 për qind të planit të punës ka përmbushur Zyra e Kryeministrit gjatë vitit 2021.

Sipas Lëvizjes “FOL” dhe Institutit për Studime Politike të Prishtinës (PIPS), të cilët kanë prezantuar nivelin e përmbushjes së Planit të Punës së Qeverisë së Kosovës për vitin 2021, në periudhën mars – dhjetor, nga 77 aktivitete të parapara, Zyra e Kryeministrit ka realizuar 40.

Mes aktiviteteve të papërfunduara, janë llogaritur edhe ato që janë në proces e sipër.

Sipas FOL dhe PIPS, ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është më i suksesshmi në realizimin e aktiviteteve. Ai ka realizuar të gjitha aktivitetet e parapara.

Ndërkohë, ministri me rezultatin më të dobët është ai i Mjedisit, Liburn Aliu, i cili sipas tyre, ka realizuar vetëm 28.9 për qind të aktiviteteve.