Mot i ndryshueshëm pritet të mbajë gjatë kësaj jave në Kosovë, ndërsa kjo situatë meteorologjike do të mundësohet si pasojë e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.
Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se në fushat termike do të ketë rritje.
Temperaturat minimale të premten do të shkojnë deri në minus shtatë gradë Celsius, derisa ato maksimalet deri në tetë gradë.
Të martën vranësirat e dendura që do ta përfshijnë vendin do të krijojnë kushte për reshje bore.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s./Insajderi.com