Dy mijë e 590 raste të reja me Coronavirus janë regjistruar të mërkuren në Kosovë, përcjell Insajderi.com.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar dy mijë e 952 qytetarë, duke e çuar kështu në 174 mijë e 996 numrin e të shëruarve gjithsej.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë dhënë dy mijë e 563 doza të vaksinës anti-COVID’19, kurse që nga fillimi i vaksinimit, janë dhënë një milion e 783 mijë e 672 doza gjithsej.
Ndërkaq, deri më tash 806 mijë e 268 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës./Insajderi.com