Kosova dhe Shqipëria, nga tani e tutje do të kenë një pikë të përbashkët kufitare.
Me vendim të këshillit të ministrave të Shqipërisë është miratuar marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec-Kurshevë.
Përveç kësaj, është miratuar edhe marrëveshja për lehtësimin e procedurave dhe kushtet e marrjes së lejeqëndrimit të përkohshëm mes dy shteteve.
“Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e lejeqëndrimit të përkohshëm, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, thuhet në njoftim./Insajderi.com