Kryetari i Komunës së Gostivarit, ka pranuar publikisht se ka gabuar në lidhje me rastin e vajzës me Sindromën Down.
Mirëpo, për këtë është bërë një peticion online “për” shkarkimin e drejtorit të shkollës “Bashkimi” në Gostivar.
UNICEF, në lidhje me këtë, ka konstatuar se është cenuar e drejta e Ëmblës për arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës.
Ëmbla, e kishte ndërprerë mësimin pasi prindërit e nxënësve që ishin në klasën e saj kishin bërë peticion që Ëmbla të largohet nga klasa, pasi sipas tyre, ajo ka shfaqur shenja agresiviteti tek nxënësit e tjerë.
“Për shkaqe të pengesës nga nxënësja Ëmbla Ademi në orët mësimore dhe për shkaqe të agresiviteteve, kemi sjellë vendim nga ana e prindërve që të bojkotohet mësimi nga ana e nxënësve të rregullt”, thuhej në peticionin e nisur nga prindërit.
Kurse, ditë më parë, nxënësja është kthyer në shkollë, e shoqëruar bashkë me një asistent.