Helmimi i 1500 qytetarëve në Deçan: Ngritet aktakuzë për dy zyrtarë të “Hidrodrinit”

Helmimi i 1500 qytetarëve në Deçan: Ngritet aktakuzë për dy zyrtarë të “Hidrodrinit”

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, në një konferencë për media ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të kompanisë rajonale “Hidrodrini” lidhur me helmimin e qytetarëve të Deçanit, që ndodhi në verën e vitit të kaluar.

Prokurori i rastit, Dorjan Juniku tha se zyrtarët e kësaj kompanie, akuzohen për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të Përgjithshëm”, dhe “Mosevitimi i rrezikut”.

“Ju njoftoj se pas një hetimi intensiv disa mujor në cështjen plenale e cila ka të bëjë me helmimet e mbi 1500 qytetarëve të komunës së Deçanit, kam ngritur në Gjykatën Themelore në Pejë dega në Deçan, aktakuzën ndaj dy zyrtarëve si personave përgjegjës kundër drejtorit të departamentit teknik për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të Përgjithshëm”, dhe kundër kimistet për veprën penale “Mosevitimi i rrezikut”, tha Juniku.

Ai deklaroi se 872 persona kanë pasur simptoma të cilat iu referohen helmimit nga uji i pijshëm, dhe është konstatuar se kanë pasur bakterin Escheria Coli dhe bakterin e njohur si “Nova Virus”.

“872 persona kanë pasur simptoma të cilat i referohen helmimeve nga uji i pijshëm, për çka edhe nga raporti i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike është konstatuar se kanë pasur  bakterin Escheria Coli dhe bakterin e njohur si Novo Virus, e shkaktuar nga mungesa e klorit dhe testimeve shumë të pakta dhe aspak të rregullta, ashtu siç përcaktohet nga udhëzimet e po kësaj kompanie”, ka deklaruar Juniku./Insajderi.com