Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Sir Stuart Peach, i Dërguar i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.
Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura.
Pas Kurtit, Peach do të takohet më Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në këtë takim pritet që të diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi dhe zhvillimet e tjera politike./Insajderi.com