Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka njoftuar se shteti gjerman ka njohur patent shoferin e Kosovës.
“Dhuratë e veçantë nga Gjermania për Kosovën në prag të festimit të 14-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Bundesrati sapo votoi me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e ambasadës.