Është shuar zjarri që ka përfshirë objektin e “Viva Fresh Store” në Ferizaj, të hënën pas mesnate.
Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, ndërsa hetimet kanë filluar për të zbuluar rrethanat që çuan në zjarr.
Kështu ka bërë të ditur për Shqip.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Po është shuar zjarri. Nuk ka të lënduar, ndërkaq hetimet po punojnë”, ka thënë Veseli.
Ndryshe, zjarri ka rrezikuar edhe objektet tjera përreth, ndërsa afër ka qenë edhe një pompë derivatesh.
Për të lokalizuar këtë zjarr në Ferizaj, ishin angazhuar diku rreth 40 zjarrfikës me 10 automjete për shuarje të zjarrit./Insajderi.com