Blakaj: Ka dëshmi të cilat tregojnë, mënyrën si ka ardhur dhe çfarë ka punuar gjatë mandatit Lumezi

Blakaj: Ka dëshmi të cilat tregojnë, mënyrën si ka ardhur dhe çfarë ka punuar gjatë mandatit Lumezi

Ish-prokurori special, Elez Blakaj, i ka thënë Aleksander Lumezit se po harron se ka dëshmi të mjaftueshme të cilat tregojnë saktë, mënyrën si ka ardhur dhe se çfarë ka punuar më të vërtetë gjatë mandatit tuaj.

Blakaj ka folur edhe për rrjedhën e informacioneve ku ka thënë se nga takimet e Lumezit me bashkëpunëtoret e tij të ngushtë dhe të besueshëm e deri tek incizimet, e dëshmojnë saktë nga cilat interesa jeni udhëhequr.

“Për këtë nuk jam i befasuar, se ju jeni mësuar t’ia lëshoni njëri tjetrit! Pra, është produkt tipik i mentalitetit të cilin ju e keni krijuar, andaj mos u befaso se disa i ki edhe kandidat për Kryeprokuror”, ka shkruar Blakaj.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi

Blakaj ndër të tjera i është drejtuar Lumezit për privilegjin në ushtrimin e detyrës se Kryeprokurorit ku i ka thënë se e kupton plotësisht dhe duke i’u drejtuar “mos e harro edhe dostin e juaj (policin e krimeve ekonomike) sepse edhe ai ka pas hise në atë privilegj”.

“Është për keqardhje që edhe pas përfundimit të mandatit tuaj, ju do të vazhdoni të merrni më shumë se dy mijë euro apo 70% të pagës suaj, nga buxheti i qytetarëve të cilët fare pak të besojnë”, ka shkruar ndër të tjera Blakaj. /Insajderi.com

Ish-prokurori special, Elez Blakaj