Aliu për zjarrin në Ferizaj: Të lënduar nuk ka, me dëmet dhe shkakun merren organet përgjegjëse

Aliu për zjarrin në Ferizaj: Të lënduar nuk ka, me dëmet dhe shkakun merren organet përgjegjëse

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, është deklaruar lidhur me incidentin e zjarrit që ndodhi pas mesnate në “Viva Fresh Store” në këtë qytet, duke thënë se janë të tronditur nga kjo fatkeqësi.

Nuk ka asnjë dëme në njerëz, tha Aliu, duke shtuar se me dëmet materiale dhe shkakun e zjarrit merren organet përgjegjëse shtetërore.

“Të gjithë u zgjuam sot, me tronditjen që shkaktoi fatkeqësia e zjarrit, me dëme shkatërrimtare në “Viva Fresh Store” në Ferizaj. Sot, në mëngjes dolëm bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili, drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, Basri Shabani, Luan Salihun nga Brigada e Zjarrfikësve në Ferizaj, për të parë nga afër dëmet dhe përgëzuar ekipet e zjarrfikjes që bën maksimumin për të minimizuar dëmet materiale”.

“Fatmirësisht, nuk ka asnjë dëm në njerëz, gjersa për dëmet materiale dhe shkaktimin e zjarrit, fjalën e kanë organet përgjegjëse shtetërore”, ka shkruar Aliu në rrjetin social “Facebook”./Insajderi.com