Është hartuar strategjia për njohje të reja nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që shumë shpejt pritet që Kosova të vendosë edhe marrëdhënie bilaterale me disa shtete.
Kjo është bërë e ditur nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, gjatë një diskutimi të organizuar nga organizata “PIPS”.
Ahmeti gjatë diskutimit ka thënë se më s’ka moratorium për anëtarësim në organizata ndërkombëtare e për njohje të reja, siç ishte vendosur për një vit më 4 shtator të vitit 2020 me marrëveshjen e zotimeve që Kosova dhe Serbia patën nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, para ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme ka folur edhe për punën njëvjeçare të Qeverisë Kurti ku ka thënë se në diplomaci, qëllimi ka qenë më shumë te funksionalizimi dhe riorganizimi i Ministrisë së Jashtme./Insajderi.com