Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës se në qendrën e skijimit në Brezovicë, i janë vjedhur disa të holla në veturën e tij.
Sipas denoncuesit vetura kishte qenë në parking.
“Pasi që ishte kthyer në shtëpinë e tij në Prizren, kishte vërejtur se ia kanë vjedhur paratë. Sipas ankuesit , në veturë nuk vërehen shenja dëmtimi si dhe është i sigurt se veturën e kishte mbyllur me çelës”, thuhet në njoftim.
Ngjarja kishte ndodhur të dielën më 20 shkurt.
Ndërsa rasti është nën hetime./Insajderi.com