Ministri i Shëndetësisë i Ukrainës, Oleh Lyashko ka njoftuar se 57 persona janë vrarë dhe 169 u plagosën të enjten pasi R" />

57 të vrarë dhe 169 të plagosur pas sulmeve nga forcat ruse në Ukrainë

57 të vrarë dhe 169 të plagosur pas sulmeve nga forcat ruse në Ukrainë

Ministri i Shëndetësisë i Ukrainës, Oleh Lyashko ka njoftuar se 57 persona janë vrarë dhe 169 u plagosën të enjten pasi Rusia nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës.

“57 persona kanë vdekur dhe 169 persona janë plagosur pas sulmeve nga forcat ruse”, ka thënë ai.

Ai në një intervistë për CNN, tha se spitalet dhe punonjësit mjekësorë ishin gjithashtu nën sulm duke përfshirë në Avdiivka dhe Vuhledar në Donetsk, me viktima të raportuara edhe në mes punonjësve mjekësorë.

Ndërsa thotë se sistemi mjekësor aktualisht është i qëndrueshëm.

Ndërkaq, më shumë se 100,000 njerëz janë larguar nga Ukraina, duke lëvizur kështu edhe përtej kufijve ndërkombëtar.

Kurse, së fundmi presidenti i Shteteve të Bashkuara, ka dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës dhe ka vendosur masa të reja ndaj Putinit dhe Rusisë. /Insajderi.com