Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai sot gjatë ditës pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Kjo u bë e ditur në një njoftim për media ku takimi me Konjufcën do të fillojë nga ora 10:00.
Ndërsa takimi mes Xhaferit dhe Kurtit do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë duke filluar nga ora 11:00.
Ende nuk dihet nëse Xhaferi do të zhvillojë edhe takime tjera gjatë vizitës së tij në Kosovë.
Ndryshe Xhaferi është zgjedhur kryetarë i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në shtator të vitit 202o.
Talat Xhaferi është nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).
Ndryshe, ai të fillim të këtij viti është pritur në takim edhe nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta./Insajderi.com