Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell në vendin tonë.

“Të mërkurën më pas do të ketë shtim të vranësirave, e deri në mbrëmje me mundësi edhe për riga lokale shiu. Nga dita e enjte do të ketë edhe vranësira, por edhe intervale me diell, e temperaturat pësojnë sërish rënie”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, mot më stabil paraqitet në ditët e para të javës, që mbanë ndotësit më të përqendruar pranë sipërfaqes.

Në këto raste, indeksi mbetet më gjatë në vlera të dobëta.

Të mërkurën mund të ketë qarkullim më të mirë, e ndotësit të shpërndahen dhe cilësia e ajrit të jetë në vlera të pranueshme./Insajderi.com