Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka larguar nga puna 11 punonjës me arsyetimin se ata ishin punësuar pa kritere dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi.
Ministria ka kërcënuar se do të ndërmerr masa të tjera edhe ndaj atyre zyrtareve të cilët i kanë punësuar këta 11 punëtor duke mos respektuar procedurat e rregullta.
“Ata kanë hyrë dhe janë konsideruar anëtarë të shërbimit të jashtëm përmes vendimeve arbitrare. Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e vendosur në zotimin e saj për vendosjen e ligjshmërisë në vend. Keqpërdorimi i parasë publike dhe punësimet e paligjshme nuk kanë vend në administratën publike dhe do të ndalen dhe luftohen me vendosmëri”, thuhet në njoftimin e MPJ-së