Izraeli po bën përpjekje për të ndërmjetësuar midis Ukrainës dhe Rusisë dhe potencialisht mund të jetë një vend për bisedimet e ardhshme të nivelit të lartë të paqes, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Kryeministri i Izraelit, Bennett po përpiqet të gjejë një mënyrë për të zhvilluar bisedime,” tha Zelensky në një fjalim video drejtuar popullit ukrainas, raporton BBC.
“Ne jemi mirënjohës për përpjekjet e tij, në mënyrë që herët a vonë të fillojmë të kemi bisedime me Rusinë, ndoshta në Jerusalem”.
“Ky është vendi i duhur për të gjetur paqen, nëse është e mundur,” tha ai.
Komentet e Zelensky erdhën pasi ai iu drejtua parlamentit të Izraelit me lidhje video të dielën.