Një ekip nga Kosova ka qëndruar për 12 ditë në Ukrainë me mision humanitar.
Misioni i ekipit ishte të tërheqin fëmijët ukrainas nga zonat e luftimeve në zona të sigurta dhe në disa shtetet fqinje të Ukrainës.
Kështu ka njoftuar Flamur Gashi, drejtor i Bordit të Institutit për Zhvillim të Qëndrueshëm Demokratik.
“Nga data 07 – 19 mars 2022, një ekip nga Kosova i përberë nga 14 persona dhe 9 autobusë, me shofer dhe targa të Republikës së Kosovës, kanë qenë në mision humanitar në Ukrainë, në mesin e tyre ishte studenti i AAB Behlul H. Misioni i këtij grupi ishte në ndihmë dhe bashkëpunim me “Asociatia Regionala e Bisericilor Romane Crestine Evanghelice Baptiste”, të tërheqin fëmijët ukrainas nga zonat e luftimeve në zona të sigurta dhe në disa shtetet fqinje të Ukrainës. Qytetet në të cilat ka vepruar ky ekip kanë qenë: Kiev, Kharkiv, Leviv, Vinnytsia etj”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Ndërsa shton se misioni ka përfunduar me sukses dhe ekipi pas përfundimit të misionit humanitar është kthyer pa probleme në Kosovë./Insajderi.com