Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës do të diskutohet për Formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës më 22 shkurt kishte parashtruar kërkesën për themelimin e këtij komisioni në të cilin do të hetohen vendimet, veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë dhe institucioneve të tjera, në raport me menaxhimin e sektorit të energjisë.
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala kishte deklaruar në seancë se përmes komisionit hetimor parlamentar do të mund të dilte në pah e vërteta për keqmenaxhimin e Qeverisë Kurti në sektorin energjetik në vend.
“Në emër të PDK-së u kërkojmë të formojmë një komision hetimor parlamentar për sektorin energjetik të vendit ku bashkërisht do të shpalosim të vërtetën dhe keqmenaxhimin e kësaj qeverie në sektorin energjetik të vendit”, kishte thënë ai.
Sipas tyre, theks të veçantë do të jenë muajt e krizës energjetike./Insajderi.com