Kosova ndër vendet me pagat më të ulëta në Evropë, njëkohësisht ka zyrtarë publik me paga stratosferike

Puna e shtetit, vendstrehim për shumë dembel

Puna e shtetit, vendstrehim për shumë dembel

Kosova vazhdon të jetë ndër vendet e pakta në botë ku sigurinë financiare të rinjtë e shohin veç po punuan për shtetin.

“Është rahatur në punë shteti”, është frazë që nënkupton stabilitet.

Kjo, sepse vendi me pagën mesatare më të vogël në rajon, i paguan zyrtarët shtetërorë më shumë se të gjitha shtetet përreth.

Disa zyrtarë publikë në Kosovë kanë paga deri në 5 mijë euro në muaj.

Fitimet vjetore u shkojnë deri në 60 mijë euro.

Ky diferencim eklatant nuk tejkalon veç logjikën ekonomike, por shkon edhe përtej çdo sensi normaliteti.

Në mesin e këtyre zyrtarëve që paguhen shumë janë ata të: Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Postës e Telekomit të Kosovës, Bankës Qendrore, Trust, Avokati i Popullit, Autoriteti i Aviacionit Civil, Infrakos e Trainkos.