Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot gjatë ditës pritet të zhvillojë dy takime me dy delegacione nga Zvicra dhe Arabia.
Sipas njoftimit për media fillimisht Konjufca në ora 10:00 pret një delegacion të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës.
Ndërsa në ora 11:00, Konjufca në Kuvendin e Kosovës pret një delegacion nga Arabia Saudite.
Dje gjatë ditës, u zhvillua seanca e Kuvendit ku pati shume tensione gjatë seancës. Të gjitha këto tensione u krijuar për shkak se opozita kërkonte themelimin e Komisionit hetimor për energjinë elektrike./Insajderi.com