Sot në Kuvendin e Kosovës diskutohet për pagën minimale

Sot në Kuvendin e Kosovës diskutohet për pagën minimale

Duke filluar nga ora 11:00 sot pritet të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë seancë pritet të diskutohet për shumë pika të cilat kanë mbetur nga seanca e 5 majit.

Njëra ndër pikat të cilat pritet të diskutohet është edhe projektligji për pagën minimale.

‘’Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore’’ thuhet në njoftim.

Lidhur më këtë çështje në Kosovë ka pasur shumë replika midis partive opozitare dhe pozitës. Opozita e ka kundërshtuar propozimin e pozitës që paga minimale në Kosovë të jetë 264 euro bruto./Insajderi.com