Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë sot gjatë ditës ka arritur që të përfitojë donacion nga ana e UNICEF-it dhe USAID.
Për QKMF në Prishtinë, USAID dhe UNICEF kanë dhuruar 270 frigoriferë.
Këta 270 frigoriferë ngrirës janë dhuruar për të përforcuar sistemin e zinxhirit të ftoftë të vaksinave në Kosovë.
Momentalisht në Kosovë janë 352 raste aktive me COVID-19./Insajderi.com