Kryetari i trupit Gjykues e ka nisur me akuza senacën e sotme duke u shprehur se Gucati dhe Haradinaj kanë kryer vepra penale.
Sipas prokurorisë, provat kundër Gucatit dhe Haradinajt janë shumë bindëse. Sipas ZPS-së, Haradinaj përmendi së paku 5 emrat e dëshmitarëve.
Po ashtu në paraçitje publike të akuzuarit sipas ZPS-së tërhoqën vëmendjen e publikut lidhur me emrat e dëshmitarëve.
Të akuzuarit sipas ZPS-së, dëshmitarët i kanë quajtur tradhtar e shpijunë. Këto deklarata janë bërë për të frikësuar dëshmitarët.
Gjykatësi po ashtu është shprehur se veprimet dhe sjelljet e të akuzuarve e kanë sfiduar punën e Speciales./Insajderi.com