Hysni Gucati dënohet me katër vjet e gjysmë burgim

Hysni Gucati dënohet me katër vjet e gjysmë burgim

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me katër vite e gjysmë burgim dhe gjobë prej 100 eurosh fajtor Hysni Gucatin. Ai është shpallur fajtor për pikat 1,2,3 dhe 5 të aktakuzës.

Gucati është shpallur i pafajshëm për pikën 4 të veprës penale hakmarrje.

Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, u akuzuan për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./Insajderi.com