Projektligji për tërheqjen e 30% të mjeteve nga Trusti nuk kalon në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere
Pesë deputetët e partive opozitare kanë votuar për, ndërsa pesë deputetët e VV-së kanë votuar kundër.
Ndërsa sa i përket Grupi Multietnik, Duda Balje ka abstenuar.
Komisioni për Buxhet ka 11 anëtarë, pesë prej tyre janë nga Lëvizja Vetëvendosje, dy deputetë janë nga Partia Demokratike e Kosovës, një nga Lidhja Demokratike e Kosovës, një nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe një nga Lista Serbe dhe një nga Grupi Multietnik.
Në Komsionin për Buxhet dhe Transfere, Armend Muja i Lëvizjes Vetëvendosje është shprehur kundër kësaj./Insajderi.com