Hoti: Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë

Hoti: Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me Ramën kanë pasur një bisedë miqësore për dy vendet.

“Bisedë miqësore për dy vendet tona, të cilat, përveç gjuhës e gjakut, i lidh rruga drejt integrimit euroatlantik. Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë”, ka shkruar ai.

Kryeministri Rama gjatë ditës së hënë ka takuar edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Rama gjatë ditës së hënë ka mbajtur mbledhjen e përbashkët në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.

Në këtë mbledhje janë nënshkruar 19 marrëveshje në mes të dy qeverive./Insajderi.com