Telekomi i Kosovës ka ekzekutuar pagesat për 302 punëtorë të cilët kanë zgjedhur të pensionohen para kohe, si dhe ka ndarë pako vullnetare " />

Telekomi ndanë paga në vlerë të 6.2 milion euro për punëtorët e pensionuar vullnetarisht

Telekomi ndanë paga në vlerë të 6.2 milion euro për punëtorët e pensionuar vullnetarisht

Telekomi i Kosovës ka ekzekutuar pagesat për 302 punëtorë të cilët kanë zgjedhur të pensionohen para kohe, si dhe ka ndarë pako vullnetare për të punësuarit e tjerë.

Siç njofton Telekomi kjo vlerë e pagave arrinë në 6.2 milion euro.

Sipas njoftimit të Telekomit, nga “pakoja vullnetare për pensionim të parakohshëm” për pakon A, janë bërë pagesa neto në vlerë 945 mijë e 859 euro, ku tatimi që duhet ti paguhet shtetit është 89 mijë e 975 euro, e totali për këtë pako kap shifrën prej 1 milion e 145 mijë e 809.

Ndërsa, në “pakon vullnetare për të punësuarit tjerë” janë bërë pagesa për paga në vlerë 4 milionë e 201 mijë e 577 euro, ku tatim do t’i paguhet shtetit në vlerë prej 399 mijë e 485 euro dhe kontribute pensionale në vlerë prej 484 mijë e 466 euro, me një vlerë totale të shpenzimeve prej 5 milionë e 85 mijë e 266 euro.

Për Shqip.com ka folur edhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj.

Balaj ka thënë se punëtorët vet kanë shprehur dëshirën për të dalur nga puna.

Sipas Balës, kjo pako ka qenë e menaxhuar nga Telekomi i Kosovës dhe e sponzuruar nga Qeveria e Kosovës./Insajderi.com