Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në këtë takim temë e diskutimit ishte gjendja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Po ashtu Kamberi ka falënderuar Kurtin për përkrahjen që ky i fundit e ka dhënë për përfaqësimit të Kamberit në Luginë.
Koordinimi dhe bashkërendimi i politikave është me rëndësi vitale për Luginën e Preshevës, ka thënë më tutje Kamberi.
Tre javë më parë, Shaip Kamberi arriti që të siguronte ulësen edhe për një mandate në Kuvendin e Serbisë.
“Po kam arritur të bëhem deputet falë 698 votave të qytetarëve të Ternovcit”, kishte thënë Kamberi për Shqip.com
Në Tërnovc të Madh të Bujanocit u votua për herë të pestë për zgjedhjen e përfaqësuesit të pakicës shqiptare në Serbi për mandatin e vetëm në Kuvend./Insajderi.com